“Mos ma përmend emrin,doje me më dhënë ti mbiemrin”, kujt po ja dedikon këto fjalë Xhensila?
0
0
Prej kohësh po përflitet ndarja e bujshme mes Besar Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj. Këtë ka lënë të nënkuptojë vetë këngëtarja përmes projektit të saj të fundit.
“Mos ma përmend emrin,
doje me më dhënë ti mbiemrin
Vet kam për t’ja dal,
jetën ti s’ma ndal”…
Është kjo pjesë e tekstit që ka zgjedhur të ndajë Xhensila dhe ka bindur ndjekësit se kjo këngë është një dedikim.
Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, kanë zgjedhur të heshtin për gjatë gjithë kësaj kohë që flitet intensivisht për divorcin e tyre.
Por veprat flasin më shumë se fjalët. Ata kanë fshirë çdo gjurmë të njeri-tjetrit në rrjetet sociale, fotot dhe kujtimet e madje nuk ndiqen më.