Home ShowBiz Meghan Markle, në shënjestër të ngacmimit në media: Kur isha shtatzënë rashë pre e bullizimit
Meghan Markle, në shënjestër të ngacmimit në media: Kur isha shtatzënë rashë pre e bullizimit
0

Meghan Markle, në shënjestër të ngacmimit në media: Kur isha shtatzënë rashë pre e bullizimit

0
0

 

Meghan Markle ka kritikuar “toksicitetin në dukje të pafund” të mediave sociale, duke zbuluar se ajo ishte në shënjestër të “ngacmimit dhe abuzimit” ndërsa ishte shtatzënë me dy fëmijët Archie dhe Lilibet.

Meghan, gjatë një paneli me njerëz të profilit të lartë në Austin të Teksasit u shpreh se njerëzit kanë “harruar humanizmin” në disa pjesë të sferës mediatike dhe dixhitale.

Një tjetër shqetësim që Meghan ngriti është se gratë në mbarë botën kanë një lloj urrejtje tepër të madhe të cilën e shfaqin nëpërmjet platformave sociale kundrejt njëra-tjetrës dhe sipas kësaj çdo grua duhet të gëzohet për atë që ato arrijnë në jetë.

Duka i Sussex dhe Meghan janë kritikuar rëndë, veçanërisht në shtypin britanik pasi u tërhoqën nga Familja Mbretërore. Paraqitjet publike të çiftit kanë qenë të pakta që kur ata u transferuan në Kaliforni dhe krijuan Fondacionin Archewell.

Kritikat ndaj çiftit u intensifikuan pas një interviste tronditëse në emisionin e Oprah Winfrey dhe të një dokumentari të Netflix.

Linku: https://edition.cnn.com/2024/03/09/world/meghan-duchess-of-sussex-cruel-bullying-intl/index.html

Foto: https://www.instagram.com/meghan.markle.official/