Home ShowBiz Ariana Grande, thirrje fansave të mos bëjnë komente negative
Ariana Grande, thirrje fansave të mos bëjnë komente negative
0

Ariana Grande, thirrje fansave të mos bëjnë komente negative

0
0

Reagimet e fansave erdhën pas publikimit të albumit “Eternal Sunshine”

Ariana Grande publikoi së fundmi albumin e saj të ri “Eternal Sunshine”, i cili flet edhe për divorcin nga Dalton Gomez dhe lidhjen e saj të re me Ethan Slater.

Publiku i saj tashmë ka shprehur reagimet e para, por diçka e tillë nuk i ka pëlqyer këngëtares.

Siç shprehet në  këtë postim në Instagram, ajo dëshiron që fansat e saj të gjykojnë vetëm muzikën dhe të ndalojnë së dërguari mesazhe urrejtjeje për personat që janë ose ishin në jetën e saj.

Madje ajo theksoi se në këtë mënyrë keqinterpretohet qëllimi që qëndron pas muzikës së saj. “Kjo nuk është mënyra për të më mbështetur. Është e kundërta ”, vijon ajo në këtë postim.

Pavarësisht ndarjes nga Gomez dhe fillimit të një marrëdhënie të re me të dashurin aktual Slater, ajo është shprehur  se viti i kaluar ishte një nga vitet më sfiduese, por njëkohësisht edhe më të lumturit në jetën e saj.”

Linku: https://ca.news.yahoo.com/ariana-grande-tells-fans-stop-130204981.html

Foto: https://www.instagram.com/arianagrande/