Sara dhe Bardhi po zhvillojnë një tjetër Big Brother jashtë shtëpisë vip. Sara ka pasur një përplasje të fortë me menaxherin e Bardhit Jetmir Agaj i cili duket se është përpjekur të distancojë çiftin.
Sara dje paralajmëroi se po niset drejt Kumanovës. Çifti janë takuar së bashku dhe këtë gjë na e kanë demostruar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
“Ju duam”, shkruan Sara krah fotos.
Kujtojmë se flitet se dhe familja e Bardhit nuk janë pro lidhjes së tyre. Megjithatë pavarësisht të gjithave duket se çifti kanë vendosur të ndjekin zemrën.
A e ka takuar Sara familjen e Bardhit ende nuk dihet. Ndjekësit janë kurioz të shikojnë si do të shkojë raporti i tyre.
Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/