Home Lifestyle Parashikimi i motit, 15 Mars 2024
Parashikimi i motit, 15 Mars 2024
0

Parashikimi i motit, 15 Mars 2024

0
0

Sipas MeteoAlb territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe  mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet  dallgëzim deri në 2 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-15-mars-2024

Foto:Freepik.com

tags: