Home Travel iNews: Tirana, qyteti i përsosur për pushime
iNews: Tirana, qyteti i përsosur për pushime
0

iNews: Tirana, qyteti i përsosur për pushime

0
0

Media britanike sugjeron disa vende që duhen vizituar nga udhëtarët e huaj.

Nuk është vetëm riviera shqiptare ajo që po tërheq vëmendjen e mediave të huaja, por është edhe qyteti i Tiranës, i cili po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion pushimesh.

Këtë herë është media britanike iNews që sugjeron të vizitohet kryeqyteti shqiptar, i cili po zhvillohet shumë shpejt. E nis me xhamia e shekullit të XVIII e Et’hem Beut, e cila ndodhet  në cepin juglindor të sheshit Skënderbej.

Kjo xhami gjatë komunizmit ishte e mbyllur, po kjo xhami u rihap në vitin 1991 dhe u rinovua në 2021.

Artikulli ndalet edhe tek Kalaja e Tiranës. Brenda mureve të restauruara prej guri të shekullit të VI, të ngritura nga perandori Justiniani i Madh ndodhet një vendkalim i bukur, në ajër të hapur, i stilit italian, me bare dhe restorante elegante që shërbejnë kuzhinën bashkëkohore shqiptare.

Rekomandon gjithashtu  të vizitohet edhe mali i Dajtit. Përmes teleferikut “Dajti Express” vizitorët mund të shkojnë në majën e malit. Në malin e Dajtit ka restorante të shumta ku udhëtarët e huaj mund të provojnë gastronominë shqiptare.

Linku: https://inews.co.uk/inews-lifestyle/travel/tirana-balkans-city-break-budget-2961927

Foto: Freepik.com

tags: