Home Aktualitet E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare aktorja e Hollywood
E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare aktorja e Hollywood
0

E trishtë, ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare aktorja e Hollywood

0
0

Aktorja Erica Ash e njohur për rolin e saj në dramën komike të Starz “Survivor’s Remorse”, ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare. 

Loni Love e ka ndarë këtë informacion për ndarjen nga jeta të Ash në një postim në Instagram të hënën. 

“Jam e trishtuar të konfirmoj ndarjen nga jeta të mikeshës dhe aktorës time Erica Ash,” shkroi ajo.  

“Erica ishte e talentuar dhe shumë e qeshur qofshin ato në shfaqjen ‘Survivor’s Remorse’ apo ‘Madtv’, ajo e jepte gjithë zemrën në punën e saj. Ajo gjithmonë ishte aty, tani ajo nuk është më. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe fansat e saj.” 

BET e nderoi Ash në një postim në rrjetet sociale gjithashtu.  

“E njohur për të qenë njëkohësisht e mprehtë dhe e qeshur, Erica ka luajtur në disa nga preferencat e BET si drama ligjore ‘In Contempt’ dhe parodia reality ‘Real Husbands of Hollywood,’” thuhej në mbishkrimin e postimit.

“Dërgojmë ngushëllimet dhe dashurinë tonë më të thellë për prindërit, vëllezërit, motrat, miqtë dhe familjen e saj. Fluturo lart, Mbretëreshë.” 

Arsyeja e vdekjes së Ash dhe data e ndarjes së saj nga jeta ende nuk janë zbuluar. 

Erica Chantal Ash lindi më 19 shtator 1997 në Florida por u rrit në Atlanta. Karriera e saj nisi me ndjekjen e fushës së mjekësisë në “Universitetin Emory” por me zhvendosjen e saj në Japoni gjithçka ndryshoi. Ajo u gjend përballë një fushe tjetër nga ajo që kishte studiuar duke bërë të mundur dhe zbulimin e pasionit për aktrim.

Ash u bë e njohur me rolet në filmin “Survivor’s Remorse”, “The Big Gay Sketch Show” dhe shumë të tjerë. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në shfaqje komedie“MADtv” dhe “The Big Gay Sketch Show” si dhe në “Real Husbands of Hollywood” të BET. 

Linku: https://ktla.com/entertainment/actress-erica-ash-of-survivors-remorse-dies-at-46/ 

Burimi i fotos:pexels.com