Daily Express shkruan për Shqipërinë”Ky thesar i fshehur europian duhet të jetë në krye të listës”
Tashmë dhe britanikët po zgjedhin gjithnjë e më shumë një përvojë më të paprekur dhe autentike duke e ndërruar Mesdheun dhe ishujt grekë me destinacione si Shqipëria, ka ndarë një ekspert për DailyExpress. Ai ka përmendur një destinacion të fshehur evropian për një përvojë të paharrueshme e cila është Shqipëria.
Sipas raportit të trendeve të udhëtimit për vitin 2024 të Flash Pack liderët e paketave kanë vërejtur një rënie në turizëm për vende të njohura si Mikonos dhe Santorini. Por për britanikët gjithmonë ka një zgjidhje për destinacionin e pushimeve të tyre e cila edhe këtë vit është Shqipëria.
Trashëgimia kulturore e Shqipërise është e pasur dhe e shumëllojshme duke përfshirë rrënojat e lashta, arkitekturën osmane dhe fshatra tradicionale që ofrojnë një pamje unike të së kaluarës. Kjo trashëgimi i ka shtyrë ata që të marrin më shumë informacione rreth vendin tonë.
Sipas DailyExpress udhëtarët mund të përjetojnë Rivierën Shqiptare, të notojnë në ujërat e mahnitshme blu, të bëjnë ecje nëpër parqe kombëtare dhe të vizitojnë muze dhe vende kulturore.
Vendi është shtëpia e disa vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s përfshirë qytetin e lashtë të Butrintit dhe qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës,sipas burimit.
Po ashtu artikulli ka renditur të gjitha destinacionet që turistët britanikë dhe jo vetëm mund të vizitojnë.
Linku: https://www.express.co.uk/travel/europe/1930788/albania-travel-expert-advice-next-destination
Burimi i fotos:freepik