Home ShowBiz Chiara Ferragni ka nisur një romancë të re, ja cili mund të jetë partneri i saj
Chiara Ferragni ka nisur një romancë të re, ja cili mund të jetë partneri i saj
0

Chiara Ferragni ka nisur një romancë të re, ja cili mund të jetë partneri i saj

0
0

Duket se tashmë rrjeti është ndezur nga disa foto të, Chiara Ferragni së bashku me, Silvio Campara. Nga fotot janë ngritur supozime se mes dyshes është parë një afrimitet i tepërt kohëve të fundit duke krijuar një romancë të re midis tyre. 

Bëhet fjalë për, Silvio Campara biznesmen dhe CEO i markës së këpucëve Golden Goose. Megjithatë as influencerja dhe as ,Campara nuk e kanë konfirmuar lidhjen e supozuar gjithashtu as e kanë mohuar atë. 

Që që nga fundi i martesës ndërmjet, Ferragni dhe, Fedez të dyve u janë atribuar disa romanca prej të cilave asnjëra nuk është dukur vërtet e rëndësishme. 

Sipas Dagospia, Chiara Ferragni dhe, Silvio Campara janë njohur në Forte dei Marmi gjatë një prej pushimeve të fundit të influencës në Versilia.  

Siç raporton Corriere della Sera ngjarja që ka ndihmuar në lidhjen e tyre ka qenë hapja e një dyqani të markës që ai drejton dhe nga aty ka lindur një miqësi më e thellë. 

Campara i lindur në vitin 1979 në Lugagnano di Sona ka punuar si model për një kohë dhe pas diplomimit në Ekonomi ka vazhduar të qëndrojë në botën e modës, por larg pasarelave. Ai ka punuar si shitës në Alexander McQueen dhe është marrë me aspektet komerciale në Giorgio Armani dhe më pas është bashkuar me Golden Goose deri sa është bërë CEO i saj. 

Ska asnjë informacion tjetër deri më tani për dyshen më të re. Pasi asnjëri prej tyre ska bërë akoma një deklartë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim deklaratat e tyre. 

Linku: https://www.vanityfair.it/article/chiara-ferragni-gossip-nuovo-presunto-amore-silvio-campara 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C-LOudioB8l/