Home Aktualitet Aktori 26 vjeçar James Hollcroft u gjet i vdekur
Aktori 26 vjeçar James Hollcroft u gjet i vdekur
0

Aktori 26 vjeçar James Hollcroft u gjet i vdekur

0
0

Një aktor 26-vjeçar i njohur për punën e tij në industrinë e argëtimit meksikan ka vdekur pasi u raportua i zhdukur më 3 shtator, sipas një raporti në media dhe postimeve në rrjetet sociale.

Anëtarët e familjes së James Hollcroft pranuan vdekjen e tij fundjavën e kaluar, raportoi New York Post

Në një postim në Instagram Jane Hollcroft, motra e James, shkroi: “Do të të dua përgjithmonë, faleminderit për vitet që ndamë së bashku dhe që më dhurove momentet më të mrekullueshme që mund të jetoja. Do të jesh gjithmonë i pranishëm në zemrat tona vëlla i vogël.”

Hollcroft thuhet se ka punuar dhe trajnuar në CEA Televisa, një organizatë mediatike me qendër në Mexico City, studiot e së cilës janë jo shumë larg shtëpisë së tij. Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, kompania nderoi aktorin e ndjerë: “Faleminderit për të gjitha ato momente të mira që kaluam së bashku gjatë trajnimit tuaj për aktrim”.

Linku:https://www.eonline.com/news/1407249/actor-james-hollcroft-found-dead-at-26

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fans.jameshollcroft/tagged/

tags: