Home ShowBiz Dea feston ditëlindjen, dedikimi ndaj vetes merr vëmendjen e ndjekësve
Dea feston ditëlindjen, dedikimi ndaj vetes merr vëmendjen e ndjekësve
0

Dea feston ditëlindjen, dedikimi ndaj vetes merr vëmendjen e ndjekësve

0
0

Dea Mishel sot feston ditëlindjen dhe vëmendjen e festës sot e ka marrë dedikimi që ajo i ka bërë vetes. Ky vit për Dean nuk ka qenë aspak i lehtë kjo duke iu referuar aspektit shendetësor të saj.

Urimet për të kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit të cilat ia kanë bërë akoma më speciale ditën.

Nëpërmjet një postimi Dea shprehet kështu para ndjekësve në ditën e saj të lindjes.

“Sot festojmë ditën që unë rashë nga qielli organizuam një photoshoot që të shkruaja këtë caption… Këtë vit kam vuajtur, nuk gjej dot një mënyrë të këndshme ose poetike për ta thënë, ka qenë një makth. Jam lutur shumë, çdo natë. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. S’ka asgjë poetike në gjithë këtë, prandaj dhe fjalët janë të vogla.

Jam e lumtur që shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. I love that. Mbase është gjëja që vlerësoj më shumë te vetja. Jam optimiste, jam mirënjohëse që kam mundësinë të festoj! Gëzuar ditëlindjen për mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea krahas disa fotografive të postuara në rrjetet sociale.

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, iu ka nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmin e bëri të ditur vetë blogerja, duke treguar se është përballur me një nga frikërat e saj më të mëdha, duke mos zbuluar shkakun e operacionit. Më vonë Dea tregoi se ndërhyrjen kirurgjikale bëri në kokë, ndërsa tha se kishte dalë nga spitali dhe ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.

Linku:https://www.instagram.com/p/DAHYWlZNLBM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d04bc0fe-14c8-4411-8e5d-d900a5b1e5df&img_index=2

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DAHYWlZNLBM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d04bc0fe-14c8-4411-8e5d-d900a5b1e5df&img_index=2

tags: