Home Lifestyle Parashikimi i motit, 24 shtator 2024
Parashikimi i motit, 24 shtator 2024
0

Parashikimi i motit, 24 shtator 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, do të vijojw Shqipëria nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme gjatë gjithë paradites ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu.

Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe qendrore ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në jug dhe juglindje të territorit; nuk përjashtohen edhe mini-stuhitë e breshrit në zona të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke bërë që; vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Pukës 9°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 29°C në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: