Home U munduan ti vendosnin vajzën kundër, Fero reagon i padorëzuar
U munduan ti vendosnin vajzën kundër, Fero reagon i padorëzuar
0

U munduan ti vendosnin vajzën kundër, Fero reagon i padorëzuar

0
0

Fero dhe Arbenita janë një nga dyshet më të komentuara për shkak të ndarjes së tyre dhe betejës ligjore për vajzën. Për një vit gjykata ka vendosur që e vogla e tyre të qëndrojë me këngëtarin.

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale këngëtari ka rrëfyer se Arbenita me familjen e saj ia kanë kthyer vajzën kundër.

‘Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Së fundmi ai ka reaguar me një video në rrjete sociale ku duket i lumtur për raportin që ka me të bijën pas gjithë kësaj historie.

‘Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort’, deklaron në fund.

Linku: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ferofera/