Amarda Toska është një emër i spikatur për ekranet tona. Ajo ka qëndruar e tërehqur nga ekrani dhe intervistat e saj janë shumë të rralla. Gjatë kësaj periudhe Amin nuk e kemi parë më në rolin e moderatores por të fokusuar në biznes.
E ftuar në emisionin e Orinda Hutës ajo u kthye pas në të shkuarën dhe zbuloi se si humbi shtatëzaninë e parë.
“Ishte pikërisht natën finale të ‘Dancing’ dhe unë isha 3-muajshe shtatzënë.”-tha Ami.
Kjo ishte shtatzënia e parë e Amit, e cila nuk përfundoi siç pritej. Vetëm dy ditë para finales, mjeku e këshilloi të kalonte në regjim shtrati për të shmangur komplikacionet.
“Ishte një vendim i vështirë, por e ndjeva që ishte i duhuri. Ishte sfidë mes dëshirës për të mbajtur shtatzëninë dhe angazhimit që kisha në spektakël. Nuk ia dola dot. Një ditë të bukur pata rrjedhjen e ujërave në mënyrë spontane edhe pse e kisha bërë regjimin për mbi dy javë dhe kaq, kur ndieva që më rrodhën ujërat thashë diçka nuk është mirë, shkova menjëherë te mjeku dhe aty më tha që çdo gjë ka përfunduar. Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë.”
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=8hy8JLCk-WQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/amardatoska/