Aktorja dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” ku përjetoi një surprizë të papritur dhe emocionuese nga bashkëshorti i saj, Dori.
Teksa gazetarja vijoi ti lexonte letrën Olta dyshoi dhe tha se këto nuk janë fjalët e partnerit të saj.
“Jeta ime,
Po të shkruaj këtë letër pas shumë kohësh që nuk shkëmbejmë mesazhe për ndjesitë tona, por flasim vetëm për përditshmërinë dhe çunat tanë.
Dua të të them se jam shumë krenar për ty, dhe të dua gjithnjë e më shumë. Më ke zbukuruar jetën në çdo aspekt, e diamanti mbi të gjitha janë djemtë tanë.
Ti je dashuria ime më e madhe, dhe ajo që më bën të ndihem si një adoleshent kur të kam pranë. Je forca ime në momente të vështira dhe gëzimi im në ditë të trishta. Je ajo që na mbush shtëpinë me hare edhe atëherë kur je e dërrmuar e pagjumë.
Ne jemi shumë të lumtur kur ti je në shtëpi, dhe mezi presim të kthehesh kur je larg.
Këto kohë kur ti po punon larg shtëpisë ne jemi me ty sepse ne jemi një familje dhe nuk ndahemi kurrë, edhe pse vështirësi na dalin para, nuk ka asgjë të na ndajë.
Je mami më seksi në të gjithë botën, je vetvetja”.
Më pas opinionistja u bind se surpriza ishte e Dorit dhe mes lotësh tha se për shkak të angazhimeve ka harruar se partneri is aj mund të arrinte deri në këtë pikë.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Q0ywbe42Edo
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DB1-Y86tqWd/?img_index=1