Home ShowBiz Hatërmbetje mes tyre, Ermal Mamaqi dhe Jul Deda replikojnë virtualisht
Hatërmbetje mes tyre, Ermal Mamaqi dhe Jul Deda replikojnë virtualisht
0

Hatërmbetje mes tyre, Ermal Mamaqi dhe Jul Deda replikojnë virtualisht

0
0

Ermal Mamaqi dhe Jul Deda dikur miq shumë të mirë dhe sot disi më të ftohur kanë vendosur të bëjnë një përballje sqaruese virtualisht.

Juli duket se në disa reagime ka shprehur indirekt mospëlqim për trajnimet e Ermalit madje e ka cilësuar si shfrytëzim për lekë.

Ermal Mamaqi ka reaguar ndaj deklaratave të mikut të tij të dikurshëm Jul Dedës për trajnimet dhe videot motivuese që Ermali bën.

Në një video mesazh sa gazmor dhe pikant, Ermali tregon se është ndjerë i prekur nga postimet e Dedës, të cilat janë interpretuar si kritika indirekte ndaj tij dhe trajnimeve të tij. Ai i ka kujtuar Dedës se, për shkak të një mesazhi në Big Brother VIP (BBV), marrëdhënia e tyre është përkeqësuar, edhe pse sipas tij, mesazhi që u duk se ishte dërguar nga ai.
Ermali në video u shpreh se Deda kishte mundësinë ta pyeste personalisht për të verifikuar informacionin, por Deda vendosi të besonte se mesazhi ishte dërguar nga Ermali.
Ermali i ftoi Julin të marrë pjesë në trajnimin e tij të radhës për t’u bindur që këto takime janë të dobishme.

Ai madje ofroi një bast publik, duke thënë se nëse Dedës nuk i pëlqen trajnimi, Ermali do të bëjë një veprim të pazakontë siç është të dalë nudo në Sheshin Skënderbej. Në të kundërt, nëse Deda e pëlqen dhe e pranon vlerën e trajnimit, atëherë Juli do të paguajë një drekë, si një mundësi për të rikthyer “SHBLSH” me një projekt.

Linku:https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/

 

tags: