Fjodora Fjora ka folur së fundmi për jetën private dhe të birin. Kujtojmë se moderatorja është nënë single. Ajo ka zgjedhur të birësojë të birin 10 vite më parë. Fjoralba dhe Alteo janë super aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë copëza nga përditëshmëria e tyre.
Gjatë intervistës me Blendin moderatorja zbuloi më shumë rreth jetës së saj private dhe arsyes për zgjedhjet e saj.
“Unë nuk jam pesimiste, vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje… Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë.
Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.
Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!”, tha ajo në emisionin “Opinion”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=e2A3RKllNRc
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DCSZFQHsteR/?img_index=1