Alban Skënderaj në daljen e fundit ka zbuluar më shumë detaje për jetën e tij dhe raportin me Miriamin.
Albani iu kthye pak koncertit në stadium. Ai tha se ideatore ka qenë Miriami. Ajo shikonte tek unë atë që unë se shikoja apo besoja tha ndër të tjera këngëtari.
Albani tregoi me humor se Miriami ia ka “nxirrë jetën” për gjashtë vite që ai të merrte këtë hap të rëndësishëm në karrierë.
“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim.
Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” rrëfeu Albani.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=NbU5-9uhp7w
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/albanskenderaj/