Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimore, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com