Efi Dhedhes një nga komentuset më të zjarrta të këtij Big Brother,ka qënë e ftuar në emisionin Top Albania Radio. Efi më së shumti ka folur për situatën mes Loredanës dhe Jozit e cila është komentuar shumë dhe gjatë Prime.
“Unë shpreha keqardhjen për Loredanën sepse nuk është se e gjykoj, nuk ka arsye për ta gjykuar mua më vjen keq për të sepse e shoh përfundimin.”
Ndërsa për Jozin Efi u tregua shumë e prerë në mendimet e saj duke e shpjeguar që sjellja e Jozit është e papranueshmë.
“Më vjen turp që ai të përfaqësojë meshkujt shqiptar. Kur kemi të bëjmë me të tillë njerëz duhet të reagojmë dhe mos ti tolerojmë dhe prandaj unë reagoj në rrjetet e mija sociale.”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=0TFJXf4PyWo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DCw_oQgopOx/?img_index=3