Qarkullimi i një mase ajrore të ftohte me origjinë Verilindore do të sjellë në vendin tone mot të ftohtë por kryesisht pa reshje përjashtuar skajin Jugor ku priten vranësira dhe reshje të pakta shiu dhe dëbore në zona të thella malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të përmirësojë dukshëm situatën e reshjeve edhe në zonat Jugore por temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke bërë që i ftohte të ndjehet në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në verilindje të territorit deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi Lindor dhe Verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-26-dhjetor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/frozen-trees-winter-with-blue-sky_1009365.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=33820690-3684-4eac-9eed-9d1798c14b82&query=cold+sunny+day