Territori Shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dendura do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten më të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet e shkurtra si edhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.
Gjatë natës vonë priten zhvillim i vranësirave duke risjellë reshjet në territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -1 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim dëri në 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-marte-27-janar-2026/