Ditët me shi shpesh na gjejnë pa energji dhe pa plane, por në fakt mund të jenë momenti ideal për të bërë gjëra që zakonisht i shtyjmë. Edhe pse moti gri mund të ndikojë përkohësisht në humor, ekspertët theksojnë se nuk ka prova që shiu shkakton drejtpërdrejt depresion. Përkundrazi, këto ditë mund të shndërrohen në një mundësi perfekte për relaks dhe kreativitet.
Në vend që të mërziteni në shtëpi, ja disa ide që mund t’ju bëjnë ditën më interesante:
Maratonë serialesh apo filmash
Një ditë me shi është justifikimi perfekt për të nisur një serial që e keni shtyrë prej kohësh. Përgatisni kokoshkat, vishni rrobat më komode dhe zhytuni në një histori që ju largon nga rutina.
Zgjohuni kreativë
Provoni diçka të re si DIY (Do It Yourself). Qoftë një pikturë, dekorim i dhomës apo një projekt i vogël artizanal, këto aktivitete ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të shprehni veten.
Organizoni hapësirën tuaj
Pastrimi dhe sistemimi i dhomës mund të duket i lodhshëm, por ndikon pozitivisht në humor. Një ambient i rregullt ju bën të ndiheni më të qetë dhe produktivë.
Kujdesuni për veten
Ditët me shi janë perfekte për një rutinë bukurie. Një maskë fytyre, kujdes për flokët apo eksperimente me make-up mund të kthehen në një moment relaksi për ju.
Lexoni ose dëgjoni muzikë
Një libër i mirë ose një playlist e qetë mund ta bëjnë atmosferën e shiut edhe më të këndshme dhe relaksuese.
Në fund, gjithçka varet nga mënyra si e shihni situatën. Një ditë me shi nuk është një ditë e humbur, por një mundësi për të ngadalësuar ritmin dhe për t’i kushtuar kohë vetes.
Burimi: https://www.bbc.com/travel/article/20201210-how-weather-affects-our-mood
Foto: Freepik.com