Home ShowBiz Emocione të forta në BBVK4, shpallet finalistja e dytë!
Emocione të forta në BBVK4, shpallet finalistja e dytë!
0

Emocione të forta në BBVK4, shpallet finalistja e dytë!

0
0

Një tjetër natë plot emocione dhe tensione ka shënuar spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 4, ku publiku vendosi për finalistin e dytë të këtij edicioni.

Në një garë të fortë mes emrave më të komentuar të shtëpisë, në nominim për finalen ishin Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Hygerta Sako, Ardit Stafaj, si dhe motrat Suanita dhe Aurora Rrusta. Çdo votë ishte vendimtare, ndërsa atmosfera në shtëpi ishte e mbushur me ankth dhe pritje.

Spektakli nisi me eliminimet e para, ku motrat Rrusta u larguan nga gara për finalen, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në këtë fazë vendimtare. Pas tyre, edhe Ardit Stafaj u përshëndet me shtëpinë, duke mbetur jashtë garës.

Tensioni u rrit edhe më shumë kur nga gara u eliminua edhe Hygerta Sako, duke lënë në “duel” dy nga banorët më të fortë dhe më të komentuar të këtij edicioni: Elijona Binakaj dhe Londrim Mekaj.

Në fund, ishte publiku ai që vendosi fatin e kësaj përballjeje, duke shpallur Elijona Binakajn si finalisten e dytë të Big Brother VIP Kosova 4. Një moment i mbushur me emocione, ku ajo nuk i mbajti dot lotët e gëzimit, ndërsa falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.

.Me këtë rezultat, gara drejt finales bëhet edhe më e fortë, ndërsa priten zhvillime të tjera surprizuese në ditët në vijim.

Burimi; https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Foto; https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/