Home ShowBiz Ariana Grande përplaset me Shtëpinë e Bardhë: “Mos e përdorni muzikën time për këtë marrëzi çnjerëzore”
Ariana Grande përplaset me Shtëpinë e Bardhë: “Mos e përdorni muzikën time për këtë marrëzi çnjerëzore”
0

Ariana Grande përplaset me Shtëpinë e Bardhë: “Mos e përdorni muzikën time për këtë marrëzi çnjerëzore”

0
0

Ariana Grande ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të një prej këngëve të saj nga Shtëpia e Bardhë në një video që promovonte politikat amerikane të emigracionit, duke kërkuar publikisht që muzika e saj të mos lidhet me mesazhe të tilla politike.

Videoja, e publikuar në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në TikTok, tregonte agjentë kufitarë teksa arrestonin persona, u vendosnin pranga dhe i transportonin drejt qendrave të ndalimit. Në sfond dëgjohej kënga “Bye”, pjesë e albumit të Grandes të publikuar në vitin 2024.

Postimi shoqërohej me mbishkrimin: “Bye-bye… Presidenti Trump ka siguruar kufirin më të sigurt në histori.”

Reagimi i këngëtares nuk vonoi. Në komentet e videos, Grande shprehu kundërshtimin e saj të fortë ndaj përdorimit të muzikës në këtë kontekst.

“Ju lutem mos e përdorni muzikën time në lidhje me këtë marrëzi barbare, çnjerëzore dhe të neveritshme”, shkroi ajo.

Sipas raportimeve, pas reagimit të artistes, videoja u rishfaq pa audio, ndërsa komenti i saj nuk ishte më i dukshëm për përdoruesit.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë mbrojti publikimin. Zëdhënësja Abigail Jackson iu përgjigj kritikave të Grandes duke deklaruar se:

“Ajo që është vërtet barbare, çnjerëzore dhe e neveritshme janë emigrantët e paligjshëm kriminalë që kanë plagosur dhe vrarë qytetarë të pafajshëm amerikanë.”

Polemika vjen në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump ka intensifikuar politikat e emigracionit. Së fundmi, Trump nënshkroi një ligj që parashikon mbi 70 miliardë dollarë financim shtesë për agjencitë e emigracionit gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij.

Grande i bashkohet një liste të gjatë artistësh që kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës së tyre nga Trump ose ekipi i tij politik. Më herët, emra të njohur si Sabrina Carpenter, ABBA, Céline Dion dhe Beyoncé kanë kërkuar që këngët e tyre të mos përdoren në aktivitete apo materiale promovuese të lidhura me ish-presidentin amerikan dhe fushatat e tij politike.

BurimI;https://www.instagram.com/arianagrande/

Foto; https://www.instagram.com/arianagrande/