Home ShowBiz Xhuli Nura emocionon me postimin e fundit: “20 vjet shpresë dhe lutje”
Xhuli Nura emocionon me postimin e fundit: “20 vjet shpresë dhe lutje”
0

Xhuli Nura emocionon me postimin e fundit: “20 vjet shpresë dhe lutje”

0
0

Xhuli Nura po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Pasi zbuloi se është në pritje të binjakëve, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment tejet emocional, duke prekur zemrat e tyre me një mesazh të sinqertë.

Teksa numëron ditët deri në ardhjen në jetë të foshnjave, Xhuli ka nisur përgatitjet për t’i mirëpritur. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke hekurosur me kujdes rrobat e vogëlushëve, një moment që pasqyron emocionin dhe dashurinë e një nëne në pritje.

Krahas pamjeve, ajo shkroi disa fjalë që prekën ndjekësit:

“Ëndrra më e madhe nga të gjitha, 20 vjet shpresë dhe lutje.”

Mesazhi i saj u prit me mijëra urime dhe komente mbështetëse, ndërsa shumë ndjekës e përgëzuan për realizimin e ëndrrës së saj për t’u bërë nënë.

Ndërkohë, Xhuli ka zgjedhur ta ndajë të gjithë rrugëtimin drejt amësisë edhe përmes dokumentarit “Eagle Queen”, ku rrëfen sfidat, emocionet dhe përvojat që ka kaluar deri në përmbushjen e dëshirës së saj më të madhe.

Burimi;https://www.instagram.com/iamjuliananura/

Foto;https://www.instagram.com/iamjuliananura/