United Airlines nxjerr nga avioni çiftin që do martohej
Ata dëshironin të udhëtonin për në Costa Rica për t`u martuar, por United tejkaloi planet e udhëtimit të dy pasagjerëve. Anëtarët e ekuipazhit nxorën nusen dhe dhëndërin nga aeroplani.
Pas tërheqjes së dhunshme që iu bë një pasagjeri, pak kohë më parë, pati një tjetër rast. Këtë herë media raportoi për një çift që po shkonin për t`u martuar.
Michael Hohl dhe Amber Maxwell ishin në bordin e avionit, për të shkuar në Costa Rica, por një punonjës i United ndryshoi planet e udhëtimit. Arsyeja ishte se çifti kishte zënë vendet e gabuara, sepse një tjetër pasagjer kishte zënë dy vendet e rezevuara nga ata, për të marrë një sy gjumë.
Hohl dhe gruaja e ardhshme u zhvendosën tre rreshta përpara brenda klasit ekonomik. “Ne menduam se nuk do të jetë ndonjë gjë e madhe”, tha Hohl.
Sipas raportit, punonjësit e United nuk i janë përgjigjur kërkesës së pasagjerëve për të paguar ekstra për vende më të përshtatshme. United, nga ana tjetër thanë se ata nuk dëshironin të paguanin ekstra dhe nuk dëshironin të rrinin të ndarë. Sipas një zëdhënësi, linja ajore ofroi një dhomë në hotel me kushte të përshtatshme, për të pritur deri në fluturimin e mëngjesit tjetër.
“Ata thanë se ishim një rrezik për sigurinë e pasagjerëve të tjerë”, tha dhëndëri. Mënyra se si na trajtuan ishte me të vërtetë absurde.
Raste të tjera të incidenteve gjatë fluturimit janë raportuar, madje me pasoja si dhëmbë të thyer, goditje të fortë në tru, apo hundë të thyer.
Pas incidentit, reagoi pronari i United, Oscar Munoz, duke kërkuar falje dhe premtuar përmirësim. Ai foli për një pikë kthese me në qendër klientët.
Burimi i lajmit: http://www.spiegel.de/reise/aktuell/united-airlines-wirft-hochzeitspaar-aus-flugzeug-a-1143640.html
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/jet-cloud-landing-aircraft-46148/