Home ShowBiz Roza Lati ‘shpërthen’ ndaj Aurela Hoxhës – A janë këto inate, të vjetra?
Roza Lati ‘shpërthen’ ndaj Aurela Hoxhës – A janë këto inate, të vjetra?
0

Roza Lati ‘shpërthen’ ndaj Aurela Hoxhës – A janë këto inate, të vjetra?

0
0

Roza Lati ka dhënë një intervistë për Dasarën, në të cilën nuk ngurroi të fliste për lidhjen e saj dashurore. Ka qenë e lëkundur disa herë në deklaratat lidhur me këtë temë, por këtë herë gjithçka është qartësuar. Ajo ka treguar se në jetën e saj është një djalë që e bën të ndihet mirë, thjesht me praninë e tij, një efekt ky, që Roza nuk e ka përjetuar më parë.

E pyetur nga Dasara për anën materiale dhe udhëtimet tipike në Maldive, ajo është përgjigjur papritur se nuk është Aurela Hoxha, duke iu referuar modeles. Kujtojmë se kjo e fundit ka shijuar pushime në Maldive, por nuk është e vetmja. Shumë njerëz publikë, ose jo e kanë pasur këtë vend destinacion të pushimeve të tyre. Mos vallë Roza gjeti momentin për të shlyer inate të vjetra?!

Aurela Hoxha nuk ka reaguar ende.

Link: https://youtu.be/UPfBeh3iWGo?t=13m20s

Burimi i fotos së Aurelës: https://www.instagram.com/p/BOp6-3xBc4Q/?taken-by=hoxha_aurela

Burimi i fotos së Rozës: https://www.instagram.com/p/BSrUd4cl1F3/