0
0
Ishte një kohë kur i bënim shumë shpesh këto gjëra. Sot disa prej tyre edhe mund t`i kemi harruar, pas jetës intensive që bëjmë. Për pak nostalgji po jua rikujtojmë.
- Të qenurit të frikësuar se do të kalonim limitin e ofertës së mesazheve në telefon.
- Të dëgjuarin muzikë me zë të lartë nga magnetofoni, në kohën kur nuk donim të përdornim kufjet.
- Merrnim gjithmonë me vete iPod-in për të dëgjuar muzikë, sidomos në udhëtime.
- Bënim foto me aparat fotografik dixhital.
- Blinim ringtone për telefonin.
- Dërgonim video virale përmes email-it.
- Bënim një luftë ngacmimesh në Facebook, përmes opsionit “Poke”.
- Shpenzonim orë të tëra duke modifikuar fotot dhe këtë në fakt e bëjmë ende sot, vetëm se na merr më pak kohë.
- Blinim gjithë DVD-t e serialit të preferuar, kurse sot i kemi në YouTube të gjitha.
- Kishim Hotmail vetëm për të folur në Messenger.
- Ishim pak xhelozë kur shoku ynë kishte iPhone dhe bindnim veten se ishim të lumtur edhe me Blackberry-n tonë.
Burimi i lajmit: https://www.buzzfeed.com/briangalindo/23-things-you-did-in-2007-that-youve-probably-completely?utm_term=.rfVYbBEda#.fgG5GapxV
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/analogue-antique-audio-business-290657/