Home ShowBiz Kanë kaluar dy vjet që nga martesa e Shkodran Mustafit. Ja si e kujton ai dhe bashkeshortja e tij Vjosa Kaba
Kanë kaluar dy vjet që nga martesa e Shkodran Mustafit. Ja si e kujton ai dhe bashkeshortja e tij Vjosa Kaba
0

Kanë kaluar dy vjet që nga martesa e Shkodran Mustafit. Ja si e kujton ai dhe bashkeshortja e tij Vjosa Kaba

0
0

Që dy vite janë të martuar dhe fryt i kësaj martese është një vajzë e vogël pas së cilës Mustafi është shumë i dhënë. Përveç dashurisë që i dhuron gruas së tij, ai tashmë duhet të ketë edhe një dashuri të dyfishtë për të bijën e tij, emrin e së cilës ende e mban të fshehur, duke zbuluar vetëm shkronjën e parë të emrit të saj, e që është shkronja “N”. Mustafi është shumë i lumtur pranë gruas së tij. Në përvjetorin e martesës së tyre, ata dy përmes rrjetit social Instagram kanë zgjedhur të shkruajnë diçka për njëri-tjetrin.

Mustafi përmes një fotografie ku shihen ata të dy ka shkruar “është pikërisht sot para dy viteve kur ti më the „po“. Këto dy vite kanë shkuar sikur të ishin sekonda, sepse kanë kaluar shumë shpejt dhe ende ka shumë për të ndodhur. Kemi pasur shumë ulje e ngritje por në këtë kohë vajza jonë lindi dhe kjo është arsyeja pse kjo është periudha më e bukur në jetën time. Urime përvjetori zemër”.

Ndërsa e dashura e tij Vjosa Kaba ka shkruar “para dy viteve ti më befasove me një darkë të organizuar, por momenti më befasues ishte kur ti kërkove nga unë që të bëhesha gruaja jote. Sot ti dite të më surprizosh sërisht dhe për këtë të jam shumë falenderuese që jam gruaja jote dhe që ndajë jetën time me ty dhe me vajzën tonë të vogël”.

Siç edhe po shihet Mustafi gëzon një jetë të lumtur pranë familjes së tij të vogël.

https://www.instagram.com/p/Be0dCsWjAlU/?taken-by=shkodranmustafi

Linku: https://www.instagram.com/p/Be0dCsWjAlU/?taken-by=shkodranmustafi

https://www.instagram.com/p/Be0y4N3hg6M/?taken-by=vjosakaba

Linku: https://www.instagram.com/p/Be0y4N3hg6M/?taken-by=vjosakaba

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Be0dCsWjAlU/?taken-by=shkodranmustafi