0
0
Prej disa kohështashmë Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane, Monica janë zhvendosur në Shqipëri
Së fundmi ata kanë bërë një video live në Instagram. Ndërsa krejt papritur kjo video u kthye në një kurs për të mësuar shqip. Ishin fansat ata që i kërkonin Monikës me anë të komenteve që kjo e fundit të fliste shqip.
“Pse s’flet shqip?”, ka lexuar Loriku një koment. “Po fol. Po unë nuk lexua mesazhe në Instagram. Faleminderit për folloë, per tutto, për krejt”,-ka thënë Monica me të folurën e saj mjaft të lezetshme në gjuhën shqipe.
Vetë Loriku ka marrë përsipër detyrën patriotike që t’i mësojë shqipen të shoqes.
Link: https://www.instagram.com/lorikcana/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdYk-YfHQGU/?taken-by=lorikcana