Suksesi i jashtzakonshëm i këngës “Dua” e ka vënë Encën në qendër të vorbullës së komenteve, edhe për vetë temën që trajtohet në këngë.
Jo vetëm klipi por edhe statuset e këngëtares po përfliten shumë. Sidomos bujë ka bërë postimi i fundit në instagram ku ajo shkruante: “Thërras emrin tim gjatë seksit”.
Pikërisht për këtë, gazetarja Dasara Karaiskaj e cila njihet për thumbimet që i bën VIP-ave, gjatë emisionit “Dasara radio show”, në MCN Radio ka folur paksa ashpër për Encën duke u shprehur se pa pikë turpi këngëtarja ka bërë një postim të tillë.
Ndër të tjera, Dasara u shpreh me ironi se organi femëror tani nuk duhet thirrur “pjeshka”, por “Enca”.
Link: http://www.tematv.al/kategori/dasara
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bgll82GFGdn/?taken-by=dasarashow / https://www.instagram.com/p/BhGoXWsnpYW/?taken-by=enca