Home ShowBiz “Kam vuajtur nga depresioni, por familja nuk e di!” Rrëfehet Dafina Zeqiri
“Kam vuajtur nga depresioni, por familja nuk e di!” Rrëfehet Dafina Zeqiri
0

“Kam vuajtur nga depresioni, por familja nuk e di!” Rrëfehet Dafina Zeqiri

0
0

E pabesueshme por mesa duket e vërtetë. Dafina Zeqiri ka vuajtur nga depresioni. Këngëtarja e ka zbuluar këtë gjë me anë të një postimi nga aktorja Jada Pinket Smith ku fliste për shëndetin mendor.

Shkrimin e shpërndau duke e shoqëruar me përjetimin që kishte kaluar. “Disa prej gjërave që familja dhe fansat e mi nuk do ta kishin menduar kurrë që i kam kaluar.”

Pas kësaj, publikoi një fotografi tjetër duke i dhënë ndjekësve të saj disa këshilla: “Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”. Ka qenë mesazhi i Dafinës për ndjekësit e saj.

-640-0-5b2a5f9af371f

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkLM6wYgYb-/?taken-by=dafina.zeqiri