Home ShowBiz “I rruajta me briskun e babit” Jonida Maliqi tregon një çmenduri të pabesueshme
“I rruajta me briskun e babit” Jonida Maliqi tregon një çmenduri të pabesueshme
0

“I rruajta me briskun e babit” Jonida Maliqi tregon një çmenduri të pabesueshme

0
0

Së fundmi Jonida Maliqi është mjaft e përfolur në showbizin shqiptar, sidomos për jetën e saj private. Pavarsisht se herë pas here sjell klipe të ndryshme muzikore, mediat janë fokusuar në jetën private të këngëtares, sidomos në periudhën e divorcit nga bashkëshorti.

E ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ në sekuencën ‘Flakë fare’, Jonida ka treguar gjërat më pikante nga jeta e saj. E pyetur nga moderatori Kelvi Kadilli për çmenduritë e adoleshencës, Jonida ka rrëfyer se ka bërë dy prej tyre.

“E tmerrshme, kam bërë dy në fakt. Në moshën 14-vjeçare po shikoja një grup muzikor dhe teksa shikoja klipin e tyre seksi me një vetull të hollë si fije peri fillova t’i hiqja dhe unë. Kur erdhi ime më, më shau, më tha që ‘je bërë si një vajzë e ndyrë, mjerë ti nëse të shikon babi në këtë gjendje’. Kështu direkt i lyva me laps dhe prita derisa të rriteshin e t’i mbaja në gjendje normale. E ndërsa një tjetër është se unë gjithmonë i ka pasur kompleks barsetat edhe sot e kësaj dite i vuaj, kështu që i rruajta me briskun e babit.,”- tregoi Jonida me humor.

Link: https://youtu.be/5DlzSzm5Euw?t=377

Burimi i fotos kryesore: ©TopChannel