Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku e kanë treguar edhe më herët se privatësia është e shenjtë për ta. Çifti i famshëm shqiptar shfaqin shumë pak nga përditshmëria e tyre, ose thuajse aspak!
Mirëpo, duket se për ta është e pashmangshme të përballen me lajmet e mediave, disa herë edhe shumë shqetësuese dhe të rreme. Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një lajm të publikuar me datë 30 tetor, ku shkruhej se ai dhe Xhensila ndodheshin në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Duke njoftuar se nuk ka ndodhur asnjë aksident, Besi bën thirrje të mos abuzohet në këtë mënyrë sepse janë familjarët e tyre shqetësohen seriozisht.
https://www.instagram.com/p/BqIHZy5nkIj/
Link: https://www.instagram.com/p/BqIHZy5nkIj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqFmjeLhhMa/