Që nga e hëna e parë, kur partnerja e Romeos në DWM, Anjeza Maja, u aksidentua dhe e la në mes aventurën e kërcimit, Romeo nuk e la skenën, por e përballoi atë bashkë me balerinët dhe mori njëlloj vlerësimet maksimale të jurisë.
Puntatën e fundit të DWM, nën ritmet e kolonës zanore të filmit legjendar “Gladiatori”, Romeo u prezantua me një kërcim dinjitoz, i cili u përcoll me emocion dhe u duartrokit nga publiku, si dhe u vlerësua shumë nga juria.
Por, me sa duket, Romeo nuk mbeti shumë i kënaqur nga vlerësimi i anëtarëve të jurisë e sidomos nga ai i Kledi Kadiut, i cili e vlerësoi performancën në tërësi, por pa u ndalur specifikisht te interpretimi i aktorit nga Vlora. Pasi mori vlerësimin, Romeo i vuri në dukje Kledit se nuk kishte thënë asgjë për të, madje as nuk ia përmendi fare emrin: “Nuk e përmende fare emrin tim, fole vetëm për Anjezën, ndërkohë që Anjeza nuk ishte”, – tha Romeo, por Kledi iu përgjigj me të shpejtë duke i vënë në dukje se, në fakt, atij i ka mbetur hatri që nga java e kaluar dhe ndaj reagon në ketë mënyrë.
Për më tejmos humbisni videon:
Link: https://youtu.be/QL6XaX-QBLE?t=580
Burimi i fotos kryesore: TvKlan