“Fëmijën e kishin hedhur në koshin e mbeturinave…” Silva Gunbardhi rrëfen gjestin e saj njerëzor
Diferenca e madhe shtresore në vendin tonë është e dukshme. Por ja që ka edhe nga ata njerëz që edhe pse të sukseshëm, nuk harrojnë ata që kanë qenë më të pafatë në jetë.
Një prej tyre është dhe këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi, e cila ka zbuluar ditën e djeshme në emisionin “Why Not” të Roza Latit në Ora News, se si kishte ndihmuar me gjërat e nevojshme nje vajzë të braktisur në kazanët e mbeturinave.
“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra.
Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb”, tregoi Silva. Këngëtarja shkaktoi një valë të fortë duartrokitjesh në studio dhe shumë mallëngjim.
Link: https://youtu.be/K602ZWbz39c?t=1432
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeV1DdagUAk/