Marrëdhënia e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është komentuar që pas performancës së 44-vjeçarit në filmin ‘A star is born’ së bashku me këngëtaren Lady Gaga. Së fundmi për marrëdhënien e tyre janë ngritur dyshime se dyshja e njohur po shkon drejt ndarjes.
Bradly Cooper 44, vjeç dhe partenrja e tij Irina Shayk 33 vjeç, filluan të dilnin së bashku në vitin 2015, dhe fryt i dashurisë së tyre ishte vajza e tyre Lea De Seine në vitin 2017.
Burime për New York Post, bëjnë të ditur se ato thjeshtë po qendrojnë krah njëri-tjetrit, për shkak të vajzës së tyre.
“Gjërat nuk janë të mira. Asnjëri nuk është i lumtur. Marrëdhënia e tyre nuk është e qëndrueshme.”- thotë një tjetër burim.
Për ndarjen e tyre ka pasur speklulime që nga dueti shumë emocional i Cooper-it me yllin “A Star Is Born” Lady Gaga në Oscar në shkurt.
Por Gaga reagoi duke u shprehur se ai ishte një duet emocional që shprehte dashurinë dhe atë kërkoi që njerzit të shihnin tek ata të dy.
Çifti i njohur nuk ka preferuar që të komentojë jetën private. Shayk tha për Glamour UK: “Për shkak se puna ime kërkon që unë të jem kudo, unë kam vendosur se jeta ime personale do të jetë e qetë. Kjo është arsyeja pse quhet “personale”, sepse është diçka për ju dhe familjen tuaj dhe ndihem i lumtur me të. ” Cooper më parë i tha Hoëard Stern: “Unë thjesht nuk flas për gjëra të caktuara.”
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByQU2tPo76K/