Home ShowBiz U nda nga bashkëshorti pas 16-vitesh, Arbana Osmani zbulon mënyrën si të shërojë dhimbjen
U nda nga bashkëshorti pas 16-vitesh, Arbana Osmani zbulon mënyrën si të shërojë dhimbjen
0

U nda nga bashkëshorti pas 16-vitesh, Arbana Osmani zbulon mënyrën si të shërojë dhimbjen

0
0

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Pas mbylljes së suksesshme të sezonit të emisionit “Dua të të bëj të Lumtur”, moderatorja ka nisur pushimet verore në ishujt e Greqisë.

Ndërkohë që nuk ka hezituar që të postojë foto, ku duket shumë e lumtur, në vendet e bukura turistike që po viziton. Së fundmi, Arbana ka publikuar një foto ku shihet shumë e qeshur, ndërkohë që në mbishkrimin e fotos shkruan se buzëqeshja shëron shumë dhimbje.

“Një buzëqeshje e mirë shëron shumë dhimbje”, shkruan Arbana.

Kujtojmë se Arbana Osmani dhe ish-partneri i saj Ardit Kero i dhanë fund martesë së tyre 16-vjeçare, ndërkohë që janë prindër të një djali 3-vjeçar.

Nga ana tjetër Arbana Osmani, përflitet se ka filluar një marrëdhënie me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

https://www.instagram.com/p/ByXbJsnAB2M/

Link: https://www.instagram.com/p/ByXbJsnAB2M/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BySfvGZgN3H/