Lori Hoxha vendos që të heqë kilet e tepërta, ja si do të zhduke 6 kilogramë për një fundjavë
Sezoni i plazhit ka ardhur tashmë, dhe kjo është periudha ku ekspozojmë më së shumti format trupore. Por personazhet publike, të cilët ndiqen nga një numër i madh ndjekësish në Instagram, duhet të jenë gjithmonë në formën e tyre më të mirë.
Kështu Lori Hoxha, e cila shkruan se ka shtuar 6 kilogramë në 6 muajt e fundit, po bën një përpjekje që këtë peshë ta zhdukë për një fundjavë.
“Kam shtuar 6 kg në 6 muajt e fundit dhe ja ku jam duke u përpjekur që ti humbas të gjitha brenda një fundjave. Do të provoj trajtimin e ri që quhet Accent Prime këtë muaj dhe do të shohim si do të shkojë. Supozohet që duhet të eleminojë dhjamin, ta bëjë lëkurën më të tendosur dhe të reduktojë celulitin”- shkruan Lori në një postim në Instastory.

Link: https://www.instagram.com/stories/lorihoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxxv_5hlIiy/