Ish-banorja e ‘Big Brother’ Rike Roci, mbetet një nga femrat e showbizzit shqiptar që tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave.
Kjo për shkak të fotove të saj provokuese, ku nxjerr në pah format e kolme dhe të bukura trupore. Së fundmi modelja e njohur e cila jeton në Itali, ka zbuluar një incident që i ka ndodhur me një ndejkës në Instagram, ku ndiqet nga shumë persona.
Njëri prej tyre është fiksuar keq pas bukuroshes shqiptare, që pasi e ka takuar në “Albafestival”. Kjo gjë e ka acaruar keq Riken, e cila e ka publikuar bisedën me të në Instastory dhe e kërcënon se do t’i publikojë emrin.
“Çfarë do nga unë, më lër rehat. Mos u bëj psikopat. Mos u bëj stalker!”- janë disa nga mesazhet që Rike i dërgon djalit të cilin sipas saj, e ka takuar gjatë një festivali.
“Ja njerëzit psikopatë! I takon rastësisht në një festival dhe pastaj s’të le rehat. Do të nxjerr emrin, mos vazhdoooo.”- shkruan Rike e revoltuar.
Link: https://www.instagram.com/stories/rike_roci_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzIn2zuIyH2/