Jul Deda ka ditëlindjen dhe me siguri urimin më të ngrohtë e më vlerësues e ka marrë nga i ati i tij, i madhi Zef Deda. Zefi ka postuar një foto me të birin dhe nuk ka kursyer as dashurinë dhe as fjalët e mira për të.
“Sot ka ditëlindjen ky djalë i mirë i babës Julian Deda, i mbushi plot 35 vjeç. I mirë i dashtun korrekt dhe tepër i suksesshëm në punën e tij, familjar i zellshëm… edhe baba Zef e mama Rozi e urojnë me gjithë zemër jetë të gjatë e të lumtur, suksese të mëtejshme bashkë me familjen e tij të bukur. U bëfsh 135 vjeç babush…”, ka shkruar Zefi me vlerësim dhe dashuri.
Kur fjalët vlerësuese vijnë nga një artist si Zefi, ato kanë edhe më shumë rëndësi!
Gëzuar ditëlindjen Juli!
Postimi i Zefit:
Sot ka ditlindjen ky djale i mire i babes Julian Deda i mbushi plot 35 vjeç. I mire i dashtun korrekt dhe teper i…
Posted by Zef Deda on Thursday, September 15, 2016