1. Home
  2. Aktualitet
  3. Çfarë është pavarësia e Kosovës për stafin e ArkivaShqip? Anxhela Faber rrëfen…
Çfarë është pavarësia e Kosovës për stafin e ArkivaShqip? Anxhela Faber rrëfen…
0

Çfarë është pavarësia e Kosovës për stafin e ArkivaShqip? Anxhela Faber rrëfen…

0
0

Fjala “Pavarësi” është përmendur shpesh në librat e historisë, por kuptimin e vërtetë për të gjithë shqiptarët e mori 9 vite më parë.
Në një shkrim vërtetë të ndjerë dhe interesant Anxhela Faber, Drejtoresha e “ArkivaShqip” ka uruar ndryshe. Jo thjesht “Urime Kosovë”. Ajo ka rrëfyer ndjesinë që një vajzë e vogël në atë kohë përjetoi kur dëgjoi për të parën herë fjalën “Pavarësi”, këtë herë jo nga librat e historisë.

Tashmë fjalët “Pavarësi” dhe “Shtet Sovran” morrën kuptim, sepse vetëm kur gjërat jetohen, kuptohen më mirë. Këtë e ka ndjerë gjithkush në atë kohë.
Në shkrimin e saj dedikuar kësaj dite nuk mund të heqim, të shtojmë e gjithashtu vështirë ta interpretojmë.

Për të marrë emocionin e duhur, ky është urimi ndryshe:

Une ne shkoll nuk e kam patur me qef historine asnjehere, sepse gjithmone behej fjale per pushtime, vrasje, kanosje, dhe sidomos historia e popullit Shqipetar gjithmone ka qene me vuajtje, per me teper kur pershkruhej nje shpallje pavaresie nuk e kuptoja sakt cfare domethenie kishte per popullin sepse per mua ateher ajo ishte vetem nje fjali ne liber, dhe kaq, deri si sot para 9 vitesh ku kuptimi i kesaj fjalie per mua ndryshoi! Sot para 9 vitesh kam qene ulur ne kolltuk ne dhomen e pritjes me televizorin e hapur ne transmetimin e drejt perdrejt nga parlamenti i Kosoves duke degjuar fjalimet e mrekullueshme plot dhimbje dhe lot gezimi deri ne frazen qe per here te pare tashme nuk po e lexoja ne liber thjesht si nje fjali, por po e degjoja te ndodhte LIVE – Skishte ndjenje me rrenqethese e me shpresedhenese te perjetoja ate moment. "… dhe Kosova shpallet shtet i pa varur dhe sovran." Ishin fjalet qe i vun kapakun historise me kalvar vuajtjesh per Shqipetaret e Kosoves, ishte fjalia qe i dha liri te perjeteshme Shqipetareve te Kosoves dhe sigurisht ishte fjalia qe per mua nuk mbeti si gjithe fjalite e tjera qe kam lexuar ne libra! Besoj keshtu si une jane ndjere te gjithe Shqipetaret kudo qe ndodhen, dhe cdo vit e kujtoj ate njenje plot emocion – Gezuar Kosove, rrofsh sa malet!

A post shared by Anxhela Faber (@anxhelafaber) on

Link: https://www.instagram.com/p/BQnvDY0Dr49/?taken-by=anxhelafaber&hl=en