Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj kanë rrëfyer histori të padëgjuara nga e shkuahra e tyre.
Donaldi tregoi se në fillim kur ka ardhur në Tiranë nuk ka pasur mundësi të paguajë qiranë dhe pronari e ka nxjerrë nga shtëpia, ndërsa shtoi se njerëzit qeshnin me këtë gjë.
Po ashtu ai u shpreh se këtë histori të mbushur me disa batuta ia tregonte qytetarëve, në show-n ku merrte pjesë dhe ata qeshnin.
“S’kishim paguar qiranë dhe ne bënim show dhe i zoti i shtëpisë na ka nxjerrë nga shpija, dhe njerëzit qeshnin me këtë. Situatën tonë e mbushnim me batuta dhe kur mbaronte show të gjithë iknin nëpër makina dhe unë merrja Andin, shokun tim, s’kisha as rroba se i kisha te shpija ku pronari kishte mbyll derën, tha Donaldi.
Nga ky rrëfim i aktorit të humorit, Semi nuk ka rezistuar dot dhe ka shpërthyer menjëherë në lot.
https://www.instagram.com/p/CU0l8hyg3sM/
Linku:https://www.instagram.com/p/CU0l8hyg3sM/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CU0l8hyg3sM/