Home ShowBiz U aludua se është në pritje të ëmbël, Besi i kërkon publikisht Xhensilës një fëmijë të dytë
U aludua se është në pritje të ëmbël, Besi i kërkon publikisht Xhensilës një fëmijë të dytë
0

U aludua se është në pritje të ëmbël, Besi i kërkon publikisht Xhensilës një fëmijë të dytë

0
0

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashur dhe të komentuar të estradës.

Ata janë një nga çiftet që dashuria e tyre u ka rezistuar viteve dhe kanë një vajzë së bashku.

Kohët e fundit në rrjet është dyshuar se këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe shkak u bënë disa foto të realizuara për Krishtlindje.

Mirëpo asnjë konfirmim nuk pati nga dyshja e njohur.

Së fundmi në emisionin “Zemër Luana” ku Besi është një nga kapitenët në lojërat argëtuese, teksa dy modeleve Arta Elezaj dhe Arta Nitajt iu bë pyetja se kush nga ato dëshironin një fëmijë së shpejti, nuk vonoi shumë dhe ndërhyrja e tij.

Ndërsa loja kishte për qëllim që personi që kishte një përgjigje pohuese të goditej me jastëk, Besi u shpreh se këtu duhej t’i gjuanin atij.

Me këtë veprim ai zbuloi se dëshiron të ketë një fëmijë të dytë me partneren e tij.

Linku: https://youtu.be/FBFcdiR7ylg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClT8fj8Iy1K/?utm_source=ig_web_copy_link