Home ShowBiz Alba Pollozhani sqaron raportin me Toneyn: “Nuk jemi në një lidhje”
Alba Pollozhani sqaron raportin me Toneyn: “Nuk jemi në një lidhje”
0

Alba Pollozhani sqaron raportin me Toneyn: “Nuk jemi në një lidhje”

0
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale për një lidhje të mundshme me ish-banorin tjetër, Toneyn.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Alba u pyet drejtpërdrejt për natyrën e raportit mes tyre. Ajo i mohoi kategorikisht zërat për romancë, duke sqaruar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi dhe bashkëpunim profesional.

“Jo çdo djalë dhe vajzë që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht dy njerëz që flasin, punojnë… pa pasur nevojë për etiketa,” u shpreh ajo, duke i dhënë fund aludimeve.

Pollozhani foli gjithashtu edhe për jetën e saj private, duke theksuar se preferon ta mbajë atë larg vëmendjes publike. Sipas saj, nuk ka ndërmend të ekspozojë një marrëdhënie derisa të jetë plotësisht e sigurt.

“Kur të vijë momenti që jam me dikë në krah, do ta bëj publike vetëm kur të jetë serioze, ndoshta me një unazë në gisht,” tha ajo.

Me nota humori, Alba shtoi se beson edhe te “syri i keq”, çka e bën edhe më të kujdesshme në ndarjen e detajeve personale në rrjetet sociale.

Deklarata e saj duket se i jep fund spekulimeve, duke konfirmuar se për momentin ajo dhe Toney janë thjesht miq.

Burimi:https://www.instagram.com/albapollozhani/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/albapollozhani/?hl=en