Paraqitja e Kim Kardashian në “Met Gala 2026” ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe është kthyer në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes së madhe të modës. E veshur sipas temës së këtij viti “Moda si Art”, Kim zgjodhi një outfit futurist me elemente bronzi dhe lëkure, duke sjellë një kombinim të guximshëm mes estetikës industriale dhe glamurit modern.
Por për publikun shqiptar, ky look nuk ishte aspak i panjohur.
Menjëherë pas publikimit të fotove nga tapeti i kuq, rrjetet sociale shpërthyen me krahasime mes Kim Kardashian dhe Bleona Qeretit, e cila kishte eksperimentuar me të njëjtën frymë fashion që në vitin 2015 në “Grammy Awards”.
Në edicionin e 57-të të “Grammy”, Bleona u shfaq me një body metalik të zi, me prerje të theksuara dhe detaje që krijonin efektin e një “armature” moderne – një stil që në atë kohë u konsiderua tepër avangardë.
Ngjashmëritë mes dy paraqitjeve janë të dukshme: materiali metalik, silueta e fortë trupore dhe estetika futuriste që kombinon sensualitetin me elemente industriale.
Ndërsa Kim Kardashian e solli këtë interpretim në vitin 2026 si pjesë të vizionit artistik të “Met Gala”, Bleona Qereti rezulton ta ketë sjellë këtë trend më shumë se një dekadë më parë.
Komentet në rrjet nuk kanë munguar, ku shumë fansa shqiptarë e cilësojnë këtë si një tjetër moment që dëshmon se Bleona ka qenë përpara kohës së saj në modë dhe stil.
Burimi; https://www.instagram.com/kimkardashian/
Foto;v