Home ShowBiz “Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht” – Sara reagon ashpër pas debatit me Zhakun
“Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht” – Sara reagon ashpër pas debatit me Zhakun
0

“Jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht” – Sara reagon ashpër pas debatit me Zhakun

0
0

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Sarës dhe Zhakut gjatë fundjavës në “Ferma VIP”, duke sjellë tensione të mëdha mes banorëve.

Debati mes tyre ka agravuar në tone të larta, ndërsa Sara është shprehur se është ndjerë e sulmuar dhe e dhunuar psikologjikisht nga komentet e Zhakut.

Teksa foli për situatën, Sara tregoi se konflikti nisi menjëherë pas hyrjes së Zhakut në fermë dhe se ajo është ndjerë e paragjykuar pa iu dhënë mundësia të njihej realisht.

“Për mua nuk ka qenë i vështirë komunikimi, por Zhaku ka ardhur nga jashtë dhe jam sulmuar që në sekondën e parë. Unë nuk kam pasur asnjë informacion për Zhakun, ajo ka pasur për mua. Ka qenë një ‘luftë’ e padrejtë,” – u shpreh Sara.

Ajo shtoi se priste më shumë mirëkuptim nga Zhaku, duke qenë se kjo e fundit ka qenë opinioniste në një sezon të mëparshëm dhe e njeh presionin e formatit.

“Më përmend terapi, djallin ndërkohë që thotë se beson në Zot dhe nga një grua që është paragjykuar, nuk e kam pritur të paragjykohem. Unë jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht dhe kam kërkuar ndihmë nga psikologu,” – deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, Zhaku mohoi që qëndrimi i saj të jetë ndikuar nga informacionet jashtë fermës, duke theksuar se opinionet i ka krijuar vetëm nga bashkëjetesa.

“Janë konkluzione që kam nga bashkëjetesa. Sa herë Sara hap gojën dhe nxjerr xhevahire, mua më përforcohet mendimi për të,” – tha Zhaku.

Debati ka sjellë reagime edhe nga fermerët e tjerë. Soni u shpreh se qëndrimi i Zhakut ndaj Sarës ka qenë i padrejtë, duke e cilësuar Sarën si një vajzë të mirë që e ka treguar veten gjatë qëndrimit në fermë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Moza, e cila tha se pa krijuar më parë një raport, nuk mund t’i thuash dikujt gjëra kaq të forta.

Sipas saj, situata ishte një “përplasje kokë më kokë”, e ardhur nga tensioni i momentit dhe mungesa e njohjes mes tyre.

Burimi;https://www.instagram.com/sara.karaj/

Foto;https://www.instagram.com/sara.karaj/