Dafina ndau me ndjekësit në Instagram momentin e ëmbël, ku tregoi dhuratën e ardhur nga çifti: një buqetë elegante lulesh e shoqëruar me një kartolinë plot dashuri dhe humor.
“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”, shkruhej në mesazhin dedikuar këngëtares.
Gjesti i tyre u prit shumë mirë nga fansat, të cilët komentuan marrëdhënien e ngrohtë mes artistëve dhe mbështetjen që po merr Dafina në këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.
Lajmin për shtatzëninë, Dafina e bëri publik gjatë koncertit “Supernova” në Tiranë, ku surprizoi publikun duke zbuluar se djali i saj, Daskani, së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla.
Besnike stilit të saj energjik dhe plot humor, artistja nuk i kurseu batutat as në skenë. Ajo tha me shaka se kishte performuar “vetë e dyta”, ndërsa shtoi se me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, po ndërtojnë “një skuadër futbolli”.
Ndërkohë, rrjetet sociale vazhdojnë të mbushen me urime dhe komente pozitive për këngëtaren, e cila po përjeton një moment shumë të lumtur si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.
Burimi;https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?hl=en