Home ShowBiz Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner drejt konfirmimit? Zbulohen data dhe vendi luksoz në Sicili
Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner drejt konfirmimit? Zbulohen data dhe vendi luksoz në Sicili
0

Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner drejt konfirmimit? Zbulohen data dhe vendi luksoz në Sicili

0
0

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, mund të jenë vetëm pak ditë larg kurorëzimit të historisë së tyre të dashurisë.

Sipas një raportimi ekskluziv të medias italiane La Repubblica, çifti pritet të organizojë ceremoninë e martesës mes datave 5 dhe 7 qershor në një nga destinacionet më prestigjioze të Italisë.

Burime pranë organizimit bëjnë me dije se vendi i përzgjedhur është Bagheria, një qytet historik pranë Palermos në Sicili, i njohur për vilat aristokratike dhe peizazhet mahnitëse mesdhetare. Ceremonia kryesore raportohet se do të zhvillohet në Villa Valguarnera, një rezidencë e shekullit XVIII që konsiderohet ndër vendet më elegante dhe ekskluzive të rajonit.

Sipas të njëjtit burim, përgatitjet po zhvillohen në fshehtësi të plotë. Për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve VIP, organizatorët kanë rezervuar dy kate të plota të hotelit luksoz me pesë yje Rocco Forte, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm.

Edhe pse as Dua Lipa dhe as Callum Turner nuk kanë bërë ende një reagim publik lidhur me raportimet, mediat italiane shkruajnë se gjithçka është drejt finalizimit dhe se dasma pritet të mbledhë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe modës.

Romanca mes këngëtares shqiptare dhe aktorit britanik ka qenë një nga më të komentuarat në mediat ndërkombëtare gjatë muajve të fundit. Të dy janë fotografuar shpesh së bashku në evente prestigjioze dhe udhëtime romantike, duke forcuar spekulimet për një hap të madh në marrëdhënien e tyre.

Nëse raportimet rezultojnë të sakta, fundjava e parë e qershorit mund të shënojë një nga ngjarjet më të rëndësishme të showbiz-it ndërkombëtar.

Burimi;https://palermo.repubblica.it/cronaca/2026/05/27/news/dua_lipa_callum_turner_matrimonio_sicilia_bagheria-424987654/

Foto; https://www.instagram.com/dualipa/?hl=en